Leasing PLUS
Fleksibël. Një ofertë e përshtatur për nevojat tuaja. Lizing financiar ku kësti i fundit mujor është më i lartë se të tjerët.
A është e rëndësishme për ju që të planifikoni me saktësi shpenzimet tuaja mujore? Dëshironi që pagesa juaj mujore e qirasë të jetë sa më e ulët që të jetë e mundur? Nëse përgjigjet e dy pyetjeve të mëparshme janë PO, atëherë Leasing PLUS është zgjidhja e duhur për ju.
Në këtë rast, ju keni mundësinë të ndikoni në shumën e këstit të fundit të leasing-ut, përveç shumës së paradhënies dhe kohëzgjatjes së periudhës së leasing-ut. Në këtë mënyrë, ju krijoni në mënyrë të pavarur këste mujore të leasing-ut që përshtaten në mënyrë perfekte me mundësitë tuaja. Duke shlyer këstin e fundit të qirasë, ju bëheni pronar i automjetit.
Përparësitë
KËSTE MË TË ULËTA MUJORE LIZING
Këstet mujore i përshtatni sipas mundësive tuaja. Ju përcaktoni shumën e paradhënies, periudhën e kontratës së leasing-ut, si dhe shumën e këstit të fundit të leasing-ut.
TRANSPARENTE
Një pasqyrë dhe paraqitje e qartë e të gjitha detyrimeve gjatë periudhës së qiradhënies. Mbështetja e këshilltarit të leasing-ut ofrohet gjithashtu, për të gjitha çështjet, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së lizingut.
ZGJIDHJE INDIVIDUALE
Ne ju ofrojmë zgjidhje fleksibël dhe të shpejta të përshtatura për nevojat tuaja.
SHPEJTË DHE THJESHTË
Miratimi i shpejtë dhe një procedurë efikase zbatimi ju lejojnë të merrni makinën tuaj brenda 48 orëve.