LEASING FINANCIAR

Pagesa me këste të barabarta mujore e vlerës së automjetit të financuar. Duke shlyer këstin e fundit të qirasë financiare, ju bëheni pronar i automjetit.

Kjo mënyrë financimi është menduar kryesisht për klientët që duan të mbajnë automjetin pas përfundimit të kontratës.

Mundësitë e leasingut

Leasing Financiar

Me qira financiare, ju shlyeni automjetin tuaj në këste të barabarta mujore.

Leasing PLUS

Fleksibël. Një ofertë e përshtatur për nevojat tuaja.

Lizing financiar ku kësti i fundit mujor është më i lartë se të tjerët. Oferta e krijuar në këtë mënyrë siguron që këstet tuaja mujore të qirasë, gjatë kohëzgjatjes së periudhës së kontratës, do të përshtaten me mundësitë tuaja.

kujt i dedikohet

Personat Individë dhe personat fizikë

Personat juridikë

DËSHIRONI TË DËRKONI NJË KËRKESË PËR LIZING?

Nëse dëshironi të paraqisni një aplikim për qira financiare dhe jeni të interesuar se çfarë dokumentacioni kërkohet për miratimin e financimit, mësoni të gjitha detajet duke shkarkuar aplikacionin për financim.

Dokumentacioni i kërkuar

PËRPARËSITË E LIZINGUT FINANCIAR

  • Një produkt i thjeshtë i destinuar për individë dhe persona juridikë si dhe sipërmarrës
  • Zgjidhje fleksibël, individuale dhe të shpejta
  • Miratimi i shpejtë ju lejon të merrni makinën tuaj brenda 48 orëve
  • Mundësia për të paguar një paradhënie më të madhe. Në këtë mënyrë ju zvogëloni bazën e llogaritjes, e cila ndikon në shumën e këstit mujor të leasing-ut

  • Periudha e shlyerjes deri në 72 muaj
  • Mundësia e kontraktimit të pjesës tjetër të vlerës
  • Nuk ka kufi vjetor të kilometrazhit
  • Me pagesën e këstit të fundit të qirasë, qiramarrësi bëhet pronar i mjetit

OFERTA E MJETEVE TË REJA

VW

Gjeni ofertën tuaj për qira financiare midis modeleve të disponueshme të makinave të pasagjerëve Volkswagen.

Automjete komerciale VW

Gjeni ofertën tuaj për qira financiare midis modeleve të disponueshme të automjeteve komerciale Volkswagen.

Audi

Gjeni ofertën tuaj për qira financiare midis modeleve të disponueshme të automjeteve Audi.

SEAT

Gjeni ofertën tuaj për qira financiare midis modeleve të disponueshme të automjeteve SEAT.

INFORMACION SHTESE

Kushtet dhe termat e financimit



Produkti - Qira Financiare Automjet i ri Automjet i përdorur
Vlera minimale e parapagimit në % 20% deri në 50% në varesi të çmimit bruto të automjetit 20% deri në 50% në varesi të çmimit bruto të automjetit
Afati i ripagimit në muaj 12 - 72 12 - 72
Normë interesi e ndryshueshme me marzh fiks + Euribor 3 mujor Marzhi fiks minimum 5.5% Marzhi fiks minimum 5.9%
Komision administrimi i aplikueshem në shumen e financimit 1.75% 1.75%
Këste të barabarta që përfshijne principal dhe interesin mujor në monedhën Eur Eur
Kolateral Objekti i qirasë financiare - automjet Objekti i qirasë financiare - automjet
Sigurimi i automjetit Sigurim kasko i plotë nga vjedhjet, demtimet Kasko + sigurim TPL Sigurim kasko i plotë nga vjedhjet, demtimet Kasko + sigurim TPL

PYETJE TË SHPESHTA - LEASING FINANCIAR

Qiraja financiare është një lloj financimi, i cili nënkupton ekzistencën e tre pjesëmarrësve: Qiramarrësit, Qiradhënësit dhe Furnizuesit. Qiraja financiare është e destinuar për klientët që duan të mbajnë automjetin deri në fund të kontratës dhe me shlyerjen e këstit të fundit të qirasë, mund të bëhen pronarë të mjetit.

Ndryshe nga një kredi, një objekt specifik financohet me qira financiare, i cili bëhet pronë e qiramarrësit vetëm pas pagesës së këstit të fundit. Në rastin e një marrëveshjeje financimi kredie, pronari ligjor dhe ekonomik i mjetit është përfituesi i kredisë.

Dallimi kryesor midis qirase financiare dhe qirase operacionale është se qirase financiare përfaqëson financimin e blerjes së automjetit (qiramarrësi bëhet pronar i automjetit të marrë me qira duke paguar këstin e fundit të qirasë), ndërsa qira operacionale synohet si përdorimi i mjetit të dhënë me qira. Në përfundim të periudhës së qirasë, nuk ka ndryshim pronësie, por automjeti i kthehet qiradhënësit. Qira operacionale, është më i përshtatshëm për kompanitë që ndërrojnë flotën e tyre.

Porsche Leasing Shpk financon automjete të reja dhe të përdorura Volkswagen, automjete komerciale Volkswagen, Audi dhe SEAT, Skoda si dhe mjete të përdorura të markës Das Weltauto . Ju mund të vizitoni sallonet e Porsche Albania për të zgjedhur automjetin tuaj.

Periudha e financimit varet nga aftësia kreditore e klientit (aftësia për të paguar), shuma e financimit dhe objekti i qirasë. Periudha më e gjatë e financimit është 6 vjet.

Në rastin e qirasë financiare, shuma minimale e pjesëmarrjes është 20% e çmimit bruto të automjetit. Masa e pjesëmarrjes përcaktohet sipas vlerësimit të aftësisë paguese të klientit dhe varion nga 20% deri në 50%.

Në leasing-un financiar, kësti i leasing-ut për personat fizikë nuk duhet të kalojë 30% të totalit të të ardhurave të rregullta të atij personi, duke përfshirë detyrimet e Leasing ose kredive që klienti ka tashmë dhe janë të regjistruara në Regjistrin e Kredive (kredi ekzistuese, leasing, karta krediti) . Kufiri i shumës së këstit për personat juridikë përcaktohet në varësi të aftësisë paguese të klientit.

Këstet janë me interes të ndryshueshëm për euro dhe janë të lidhura me EURIBOR. Në rast të rritjes së EURIBOR-it, norma do të ndryshojë.