Porsche Leasing Lëvizshmeria e së ardhmes
Produktet dhe shërbimet tona:
PRODUKTET DHE SHËRBIMET TONA
Leasing Financiar
Shlyerja e automjetit me këste të barabarta mujore.
Duke shlyer këstin e fundit të qirasë, ju bëheni pronar i automjetit.
Leasing operacional
Ideja e marrjes me qira të një automjeti është përdorimi i automjetit, jo për të fituar pronësinë e tij.
Përdorni automjetin dhe pas maturimit të kontratës së qirasë, nënshkruani një kontratë për një automjet të ri, më modern.
Partnerët në Siguracion
Pavarësisht nëse është automjet i ri apo i përdorur, ju keni mundësinë të merrni sigurim gjithëpërfshirës dhe sigurim të detyrueshëm të autopërgjegjësisë me kompanitë e sigurimit me të cilat bashkëpunojmë.
Fleet Management
Më e mira për flotën tuaj!
Fleet Management ju ofron financim, mirëmbajtje dhe sigurim, të gjitha në një vend.
Oferta
Misioni ynë është të gjejmë një zgjidhje për lëvizshmërinë tuaj!
Në këtë kuptim, ne përshtatim ofertat për financimin dhe dhënien me qira të automjeteve sipas nevojave dhe kërkesave tuaja.
Zgjidhni një ofertë që plotëson pritshmëritë tuaja dhe siguroni vetes Lëvizshmërinë e sigurt të së Ardhmes.
Avantazhet tuaja
FINANCIM I PERSONALIZUAR
Financimi sipas nevojave tuaja! Pavarësisht nëse jeni person fizik, kompani apo sipërmarrës dhe nëse nevoja për financim është afatshkurtër apo afatgjatë - ne jemi këtu për t'ju ofruar një lëvizshmëri të përsosur.
FLEKSIBËL
Ju dëshironi qira financiare ose qira operacionale, keni nevojë për sigurim gjithëpërfshirës, mirëmbajtje të flotës ose jeni ende duke kërkuar për mundësi efikase për lëvizshmërinë - ne kemi një zgjidhje për ju!
DIREKT
Të gjitha në një vend: financimi, sigurimi dhe mirëmbajtja lidhen drejtpërdrejt me shitësin e automjetit tuaj. E thjeshtë dhe pa shumë procedura administrative.